Foodini Shpk – është një kompani në fushën e shërbimeve e cila operon nëpërmjet platformës web dhe aplikacioneve mobile për porositjen dhe shpërndarjen e ushqimit. Ajo vepron si ndërmjetës midis restoranteve dhe klientëve.
Ideja e emrit të brandit vjen nga kombinimi i fjalëve “Food” dhe “Dine”, pasi Foodini t’i lejon ti bësh të dyja. Foodini gjithashtu rimon me Houdini, një ndër magjistarët më të mëdhenj që kanë ekzistuar, dhe eksperienca që ne ofrojmë është po aq magjike.
Co-Founder
Background të Konsoliduar dhe eksperincë ndërkombëtare -AL-IT-UK mbi proçese e politika kompanish. Rekrutim stafi për kompani internacionale të Food Delivery, menaxhim personeli dhe orientim karriere në nivele specialist dhe menaxherial. Administrator unik i një prej kompanive më të konsoliduara dhe të qëndrueshme në fushën e telekomunikacionit me personel mbi 250 persona.
Co-Founder
Eksperiencë mbi 3 vjeçare në industrinë e food delivery, në një prej kompanive më të mëdha worldwide për këtë sektor si drejtues i projektit për tregun italian. Gjatë kësaj periudhe, Italia bëhet tregu me rritjen më të lartë në Europe dhe e 2-ta pas UK në drejtim të numrit të përgjithshëm të porosive. Përpara kësaj eksperience, karriera profesionale ka qënë e përqëndruar në industrinë e telekomunikacionit dhe shërbimeve dixhitale.
Ideja lindi më shumë se një vit më parë pasi eksperienca iu lejonte bashkëthemeluesve të kuptonin menjëhere nevojën që kishte qyteti i Tiranës për këtë shërbim, por konkretizohet pas hartimit e miratimit të një projekti që kalon kufijtë e Shqipërisë dhe aplikimi i standarteve operative e teknologjike botërore, kërkoi kohën e vet në dispozicion.
Është bërë analizë e thelluar e tregut, analizë e konkurencës, shërbimeve të ofruara dhe plani i risive. Duke dashur ta bëjmë sa më të thjeshtë, ju paraqesim skemën nga e cila jemi nisur:
Shërbimi ndaj klientit
Cilësia e ushqimit
Food Delivery: Shërbimi ndaj klientit dhe kualiteti i ushqimit, Tiranë 2020
Restorantet janë partnerët tanë kryesorë në këtë projekt dhe objektivat e tyre bëhen edhe objektivat tanë. Qëllimi është krijimi i një marrëdhënieje solide dhe sa më transparente. Ne ju vemë në dispozicion restoranteve të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të kryer një shërbim delivery (catering) që nga platforma
logjistike, tek motorristat dhe ambalazhet.
Benefitet e restorantit për te bashkëpunar me ne janë të mëdha:
Garanton klientë të rinj falë shtrirjes në një treg shumë më të gjërë se ai lokal. Klientelë e cila perveç porositjes së ushqimit online, mund të kthehet edhe në klientelë të vet restorantit.
Sigurojmë porosi edhe jashtë orareve të fluksit gjatë gjithë harkut të javës dhe ditës, duke përmirësuar të ardhurat e restorantit deri në 30% dhe duke rritur efiçencën e skedulimit të personelit.
Platformë e standartit wordclass me proçese të automatizuara e cila: Redukton kohën e dërgesës në maksimum dhe rrit imazhin te klienti për restorantin. Eviton keqkuptime mbi porosinë e kërkuar. Stafi juaj nuk shpenzon kohë për marrjen e porosive por i dedikohet më shumë klientëve fizik në restorant.
Marketim profesional i biznesit të tyre, duke filluar që nga seti fotografik fillestar që bëjmë për produktet e restorantit, deri tek sponsorizimi në rrjetet sociale.
Rritja e menjëhershme e vizibilitetit të restorantit dhe brandit.
Ofrojmë asistencë për restorantin gjatë të gjitha orëve të punës nëpërmjet operatorëve tanë me opsionin e vlerësimit nga vet restoranti. Vlerësime të cilat analizohen nga personeli drejtues.
Edhe pse klientela rritet, restoranti nuk ka kosto akomodimi për klientin si: shtimi i hapësirës, shtimi i tavolinave, arredimi i ambjentit, shërbimit, etj.
Optimizo një menu
të përshtatshme
për porosi online.
Tregoi rëndësi ambalazhimit.
Mos reduktoni
porcionin apo cilësinë
e porosisë online.
Jepini të njëjtën
rëndësi si klient .
Jepi rëndësi salcave
dhe
elementeve të pjatës.
Dërgo gjithmonë faturën.
Eksploro dhe
guxo
me pjata
të reja
dedikuar
platformës
online.
Kontrollo produktet
në
dispozicion dhe bëj
modifikimet
përkatëse
në platformën tonë,
nëse
një produkt ose më
shumë
po ju mbaron.
Konkurenca Basic Service |
Foodini Pro Service |
|
---|---|---|
Shtrirja e shërbimit për restorantet | Përgjithësisht brenda unazës | Në të gjitha njësitë administrative të Tiranës dhe jashtë tyre |
Sponsorizimi i restoranteve | Vetëm qëndror | Qëndror dhe zonal |
Mesatarja e kohës së dërgimit | > 45min | <35min |
Tarifimi i klientit për dërgesë | Me komisione të paracaktuara | Sipas distancës së matur me taximeter |
Pagesa e porosisë | Vetëm Cash | Cash dhe me kartë krediti / debiti |
Opsioni "Porosit dhe merr vet" | ||
Opsioni "Rezervo tavolinën tënde në restorant" | ||
Gjurmim i porosisë | Jo funksional (i papërditësueshëm) | Po, përditësim çdo 30 sec |
Asistencë Shërbim klienti | Vetëm telefonike | Telefonike dhe chat |
Ndjeshmëria ndaj ambalazhit | Po, kategorizim plastikë, qelq, dru dhe ekologjik | |
Ndjeshmëria ndaj alergjive dhe preferencave | Po, kategorizim vegan, vegjetarian, pa glutinë | |
Dërgesa Contactless | Po, plotësisht në përputhje me OBSH |
Foodini, ne mendojme që virusi thjesht përshpejtoi atë që e ardhmja do kishte rezervuar gjithsesi